Nė institucionet e Kosovės mungon barazia gjinore
|
Me pėrjashtim tė Kuvendit tė Kosovės qė ėshtė i kushtėzuar, barazia gjinore nė institucionet tė tjera nė Kosovė nuk ekziston, ėshtė vlerėsuar nė konferencėn \"Femrat juriste nė Kosovė\", qė u mbajt tė martėn nė Prishtinė.
Barazia gjinore, sipas pjesėmarrėsve nė kėtė konferencė, nuk ekziston as nė institucionet juridike tė Kosovės. Nė kėtė konferencė u vlerėsua se, vetėm nė fakultetin juridik 45% e studentėve janė femra, 26% e gjyqtarėve nė Kosovė janė femra, 16% janė prokurorė, ndėrsa nė Odėn e Avokatėve tė Kosovės janė 10.5% femra. Shefja e misionit tė Zyrės Amerikane nė Kosovė, Tina Kaidanow ka bėrė vėrejtje pėr mospėrfshirjen e femrave nė institucione: \"Sipas statistikave tė OSBE-sė lėshuar kėtė vit vetėm 9% e avokateve dhe 18% e prokuroreve tė Kosovės janė gra. Shumė qartė ekziston njė vėshtirėsi nė mes atyre grave qė studiojnė juridikun dhe atyre tė cilat mė tė vėrtetė fillojnė me karrierėn e juridikut. Pėrfaqėsimi i ulėt i grave nė profesionin juridik, sipas saj, ėshtė njė pengesė pėr shoqėrinė Kosovės. Gratė kanė njė fuqi tė madhe pėr tė kontribuar dhe fuqizuar shoqėrinė si dhe pėr tė zbatuar sundimin e ligjit nė Kosovė\\\", tha Kaidanow. Ndėrkaq Lirije Osmani, nga Oda e Avokatėve tė Kosovės, ka vlerėsuar se OAK ēdo vit i pranon nga 20 juriste tė reja qė fillimisht janė mbėshtetur me donacione tė USAID-it, por faktikisht numri i tyre ėshtė shumė i vogėl ngase buxheti pėr pranimin e praktikanteve nė gjykata dhe prokurori ėshtė shumė i limituar. Konferenca \"Femrat juriste nė Kosovė\" u organizua nga Komitetit pėr ēėshtje gjinore dhe minoritet i Odės sė Avokatėve tė Kosovės dhe Shoqatės sė Avokatėve Amerikan. |



