for spiders only SEE Portal - Homepage > In depth > Dossier > Të drejtat e punëtorëve > Të drejtat e punëtorëve>Hyrje skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ Go to OneWorld.net homepage
Search for
NEWS IN DEPTH PARTNERS GET INVOLVED OUR NETWORK
03 December 2008

Send to a Friend    Help   

Punë në Kurriz të Drejtave të Punës?

(1) Kushdo ka të drejtën e punës, të zgjedhë lirisht llojin e punës, kushte të favorshme pune dhe mbrojtje kundër papunësisë. (2) Kushdo, pa asnjë diskriminim ka të drejtën e pagës së barabartë për punë të barabartë. (3) Kushdo që punon ka të drejtë për pagimin e sigurimeve për veten dhe familjen e tij një ekzistencë e vlerave të dinjitetit njerëzor dhe nëse është e nevojshme nga përkrahje të tjera sociale. (4) kushdo ka të drejtë të formojë dhe të marrë pjesë në sindikatë për mbrojtjen e interesave të tij. .

Përcaktimet e cituara më sipër janë marrë nga Neni 23 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe janë pjesë e një seksioni të Deklaratës që ka të bëjë me të drejtat ekonomike dhe sociale, së bashku me nenet mbi sigurimet shoqërore, kohën e lirë, standardet e jetesës dhe arsimimit.

Me një vështrim të shpejtë të vendeve të Evropës Juglindore, si në të gjithë vendet në tranzicion, këto të drejta pak a shumë kanë kaluar nga një regjim njëpartiak autoritar me ekonomi të centralizuar në një sistem të ekonomisë së tregut.

Përpjekjet në të gjitha këto vende ishin të bazuar në liberalizmin social dominues në Evropën kontinentale dhe në përkrahjen sociale të shteteve të Bashkimit Evropian. Të paktën kjo është ideja e përgjithshme. Për më tej në një vlerësim të përgjithshëm mbi këto çështje, ne mund të themi, është bazuar në politikat e mosndërhyrjes kaq të preferuar për pjesën Anglo-Amerikane të botës, duke kufizuar rolin e shtetit në ekonominë e tregut që do të sigurojë një shpërndarje të pasurive në të gjithë shtresat e shoqërisë.

Në vazhdim ka pasur një rritje në globalizimin e prirjeve dhe tendencave me të cilat ofrohet nevoja e kapitalit në lëvizjen e produkteve në këto zona të botës ku puna është më e lira; dhe fakti që idetë e qeta socialiste (apo social-demokrate) në vendet që kohët e fundit kanë kaluar nga vetëmenaxhimi socialist drejt ekonomisë së tregut ka sjellë rrezikun që dikush të quhet kripto-bolshevik apo komunist, që janë fjalët më të këqija aktualisht.

Ky tekst është shkruar në vigjilje të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Fillimi i saj është në luftën e madhe në shekullin e 19-të të lëvizjes socialiste dhe punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës, përmirësimit të kushteve të punës dhe pagave. Çfarë mund t’i tregojmë vetes tonë në këtë moshë dhe në këto ditë, në këtë territor gjeografik, për katër pikat e nenit 23 të cituara më sipër?

E drejta e punës, siç është përcaktuar në nenin 23, sot duhet të jetë një subjekt i një debati të madh, i përqendruar në pyetjen, nëse ne duhet ta kuptojmë atë fjalë për fjalë, si një e drejtë e çdo personi për tu punësuar në kushte të paguara, që duhet të detyrojë shtetin në sigurimin e punës për të gjithë qytetarët, ose në parandalimin e situatës në të cilën një person ka hasur pengesa në përpjekjet për të realizuar këtë të drejtë, duke përfshirë pamundësinë për të gjetur një punë sipas preferencave të tij.

Një vështrim mbi papunësinë në rajon tregon sesa i vjetërsuar është një debat i tillë këtu. Duke filluar nga 17% në Kroaci deri në 40% në disa vende, papunësia mbetet nëna e të gjitha problemeve të ekonomisë të të gjitha vendet e Ballkanit. Shtetet po bëjnë ç’është e mundur për të tërhequr investimet e huaja për të ulur përqindjen e papunësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa hasin shumë vështirësi.

Kostoja relative e punës këtu, mund të krahasohet të paktën me vendet e Azisë Lindore dhe Jug-Lindore, duke i bërë vendet e EJL më pak tërheqëse të shumëkombëshet e mëdha të cilat mbesin investitorët më të dëshiruar. Përpjekjet e shtetit për të përfituar nga kufizimet e larta për investitorë të mundshëm, çojnë në përpjekje për hequr detyrimet e taksave të tyre, që nënkupton se shteti lë më pak para për të mbuluar detyrimin 1 të Nenit 23, mbrojtja nga papunësia.

Gjithashtu vendet në rajon vuajnë nga ekonomia joformale, veçanërisht në tregun e punës, ku një numër i madh njerëzish punojnë ilegalisht, pa sigurime shoqërore të paguara dhe me paga minimale.

Parandalimi i diskriminimit në pagë, në një situatë të një papunësie të madhe duket sikur është shqetësimi më i vogël. Është e arsyeshme, njerëzit duhet të jenë të lumtur për të pasur një rrogë të paktën, dhe të mos shqetësohen mbi faktin sesa është paga dhe nëse ajo i garanton standardet e mjaftueshme të nenit 23. i cili nuk thotë që nuk ka forma të tjera të diskriminimit, veçanërisht për gratë jo vetëm për sa i përket lejeve të shtatzënisë por edhe në të drejtat e pavarësisë dhe dinjitetit për çdo person. Kudo grave u kërkohet në intervistat e tyre gjendja martesore, planifikimin e lindjeve të fëmijëve dhe në disa raste ekstreme u kërkohet të nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të jenë shtatzëna për një periudhë disa vjeçare. Edhe puna e fëmijëve është gjithashtu një problem, veçanërisht në sektorin joformal të ekonomisë ku fëmijët e të gjitha moshave përdoren në shitjet me pakicë në të gjitha llojet e kontrabandës dhe kontrabandën e mallrave në rrugë.

E drejta për një pagë të ndershme është gjithashtu problem. Kjo për shkak të disa arsyeve, nga të cilat rolin kryesor e luan papunësia. Siç e kemi thënë edhe më sipër, çdo punë dhe çdo rrogë është më e preferuar se të jesh papunë dhe pa rrogë. Si pasojë shumë biznesmenë në rajon akoma kërkojnë norma të larta përfitimi në të gjitha ndërmarrjet qysh në ditët e para të kapitalizmit që kemi pasur pas vitit 1990, veçanërisht gjatë luftës së vendeve të ish-Jugosllavisë, ku embargoja ekonomike mundi të bëjë mjaft të pasur disa persona edhe brenda natës.

Guri i themelit i çdo forme të kapitalizmit, dëshira e fortë për përfitime maksimale sot, në një treg të tillë të rregulluar, nënkupton që punëdhënësit do të përpiqen kudo që të jetë e mundur, dhe shumë e pëlqyeshme të ulin pagat e punonjësve.

Së fundmi kemi problemin e sindikatave dhe organizatave të punëtorëve. Gjithashtu të frenuara në shumicën e vendeve nga përqindja e lartë e papunësisë, nënkupton që punëdhënësit, veçanërisht në ndërmarrjet dhe kompanitë e vogla kanë luksin e pushimit të të gjithë punonjësve duke i zëvendësuar ata lehtësisht në tregun e punës, sindikatat duket se janë akoma në kërkim të rolit të tyre të vërtetë në shoqërinë bashkëkohore, për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe marrëveshjeve kolektive.

Sindikatat më të mëdha dhe më të fuqishme janë ato të sektorëve publikë dhe i disa kompanive të mëdha që i rezistuan privatizimit dhe falimentimit në vitet e para të tranzicionit. Herë pas here sindikatat apo organizatat e punëtorëve arrijnë të zbulojnë fuqinë e tyre politike në luftën e partive politike gjatë zgjedhjeve dhe të sigurojnë vende në parlament siç është rasti i Partisë së Punëtorëve të Kroacisë e cila ka tre vende në parlamentin e Kroacisë.

Shumicën e kohës sindikatat i shkojnë sipas avazit qeverisë, edhe për shkak të përçarjes mes tyre, ose për shkak të frikës se çdo përpjekje në mbrojtje të punës apo prodhimeve lokale mund të rrezikojnë stabilitetit e vendit në aftësinë e vendit në tërheqjen e investimeve të huaja apo në ambiciet për tu integruar në Evropë.

Për më shumë përgjigje të detajuara mbi këto çështje dhe çfarë roli ata luajnë në vende të ndryshme në rajon, shikoni artikuj për secilin vend.




 
OneWorld thematic channels and collaborative projects include:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel
 
About OneWorld    Feedback    FAQ    Contact Us    Privacy Policy